A do të vazhdojë angazhimi i SHBA-së për reformën në drejtësi?

Postuar në 26 Janar, 2017 18:20

Ambasada amerikane në Tiranë ka përsëritur sot mesazhet për përmbylljen e procesit të vettingut në gjyqësor dhe prokurorinë shqiptare duke njoftuar se për disa prej tyre ka refuzuar vizën hyrëse për në SHBA.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.  Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.  Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", thuhet në njoftim.

Ky është një lloj konfirmimi se politika e SHBA-së në Shqipëri përe çështjen e reformës në drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit dhe organeve të hetimit në kuptim të Kushtetutës së re, vijon të mbetet i njëjti.

Në fakt kjo mbetet për t’u parë, pasi vetëm sot në mbrëmje media të ndryshme në SHBA raportojnë se një pjesë e madhe drejtimit në Departamentin e Shtetit ka dhënë dorëheqjen me ardhjen në krye të tij të Rex Tillerson. Mediat amerikane e cilësojnë këtë si një “eksod” të vërtetë në DASH, pasi dorëheqjet përfshijnë  “të gjithë zyrtarët e lartë të ekipit të menaxhimit”.

https://www.washingtonpost.com/news/josh-rogin/wp/2017/01/26/the-state-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.