Komedia elektorale në ShBA – Hapet hetim për FBI-në dhe drejtorin Comey
Departamenti i Drejtësisë në ShBA deklaroi sot përmes Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, se do të nisë një hetim për veprimet e FBI-së dhe drejtorit të saj James Comey gjatë zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i Comey për të rihapur hetimet për çështjen e e-maileve 11 ditë para zgjedhjeve ndërkohë që ai në korrik cilësoi se Clinton nuk do të ngarkohet me akuza, shihet me dyshim.
Po kështu në një letër të datës 28 tetor drejtuar Kongresit, Comey shprehej se kishte ende emaile për të kontrolluar, duke vënë në pikëpyetje konkluzionet e korrikut. Në ndryshim nga mediat që kanë përqendruar vëmendjen te sulmet kibernetike ruse, Clinton është shprehur se veprimet e FBI-së ishin ato që i kushtuan asaj presidencën.
Po kështu nën hetim do të kalojnë edhe shqetësimet e kampit republikan, sipas të cilit zyrtarë në FBI ndanin informacione me kampin e Clinton.
Horowitz shton se hetimet hapen pas kërkesave të shumta të publikut dhe disa anëtarëve të Kongresit, çka parathotë se ajo që po vihet në lëvizje në ShBA është një përballje masive ndërinstitucionale.
http://www.bbc.com/news/world-us-canada-38603294?ocid=socialflow_faceboo...
Add new comment