Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë për hetimin e ILDKPKI-së
Përballja mes Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit duke se ka shkuar në favor të këtij të fundit. Kësja I do shtuar edhe se të humburit jemi ne të gjithë. Prokuroria kishte nisur një hetim për shpërdorim detyre ndaj ILDKPI-së pas dyshimeve se në dy vitet e fundit nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë. Një hetim kryesisht ky pa ndonjë fakt. Në dy shkallët e para kërkesa e Prokurorisë për të sekuestruar serverat e ILDKPI-së u hodh poshtë, çka ka çuar organin e akuzës të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit siç bëhet e ditur ka hedhur poshtë rekursin që në Dhomën e Këshillimit, pra nuk e ka çuar atë për seancë gjyqësore. Kjo i mohon prokurorisë mundësitë hetimore. Duke lënë mënjanë mundësinë që rekursi të jetë hartuar keq, vendimi I Gjykatës krijon shumë shije të keqe, pasi kemi të bëjmë me hetime që kanë interes publik, ndonëse institucionet shqiptare funksionojnë si feude politikanësh.
Nga ana tjetër, kemi një ngushëllim. Këtu: http://www.panorama.com.al/skandali-zbulohet-letra-e-policise-nuk-kemi-as-staf-as-drita/, mund të lexohet sesi Policia Shkencore që bën ekspertimet teknike pranon se nuk ka as staf e as drita për të kryer punën e vet. Me kësi kinezërish u mbyll edhe hetimi për serverin e tatimeve që vazhdon me tallavanë e komisionit parlamentar hetimor. Çfarë do bënte ndryshe kësaj radhe organi i akuzës, apo ka të dhëna se Poicia Shkencore ka rilindur?
Add new comment