Propozim për një FBI europiane

Postuar në 06 Janar, 2017 08:29

Pas propozimeve gjithnjë e më të shumta për një mbrojtje europiane, del në sipërfaqe edhe një die për një FBI të BE-së. Shefi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, citohet nga agjencia gjermane “Deutsche Welle” në mbështetje të idesë së ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere për forcimin e aparatit të sigurisë me kompetenca federale. Ischinger shkon edhe më larg.

"Jetojmë në një Bashkim Evropian në masën më të madhe pa kufij. Në të duhet të mendojmë vërtet në një plan të gjerë dhe jo në doza homoepatike. Ajo për të cilën kemi nevojë ne, është një lloj FBI-je evropiane”, tha ai.

Lidhur me të ardhmen e NATO-s, diplomati në fjalë ka sugjeruar që të pritet 20 janari, data e betimti të Donald Trump, për të vlerësuar hapat që duhen ndërmarrë.

Unë në fakt nuk kam dyshim, që administrata e Trumpit do ta konfirmojë mbështetjen për NATO-n. Do të ishte një gabim i jashtëzakonshëm fillestarësh në qoftë se ai do t'i vinte pikëpyetje të vetmes aleancë funksionuese që e lidh Amerikën me një pjesë të rëndësishme të botës… Unë do ta quaja të dëshirueshme, që Amerika të ulet me zotin Putin në tryezë dhe të diskutojë me të për një marrëveshje strategjike, mbi bazën e një deklarate të re në mbështetje të NATO-s" tha Ischinger. Propozimin për një FBI europiane ai e ka bërë edhe në muajin prill të vitit 2016. 

http://www.dw.com/sq/ishinger-na-nevojitet-nj%C3%AB-fbi-evropiane/a-3701...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.