Ndryshimet në Kodin Penal, 5 000 lekë/ditë për të shlyer deri në 3 vjet burg

Postuar në 05 Janar, 2017 11:54

Qeveria ndryshon qasjen e vet ndaj politikave penale. Aspekti financiar ka ardhur në vështrim duke rregulluar një vijimësi në sanksione të ngurta që shpërfillin kostot e menaxhimit të burgjeve. “Gazeta Shqiptare” raporton sot se Ministria e Drejtësisë ka propozuar dy drafte që shoqërojnë Koditn Penal dhe atë të Procedurës Penale.

Në burgjet tona gjenden më shumë të paraburgosur sesa të dënuar”, konstaton Ministria e Drejtësisë duke vënë gishtin te një plagë e madhe që ka të bëjë edhe me të drejtat e njeriut.  Në këto kushte një zgjidhje është menduar të jetë alternimi I sanksioneve si gjoba, arrest shtëpie, punë e detyruar dhe shlyerjen e dënimit kundrejt një vlefte prej 5 mijë lekësh(të reja) në ditë.

Të gjithë ata persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit duke llogaritur 5 000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast dënimi konsiderohet i shlyer”, propozon Ministria e Drejtësisë.

Po kështu propozimet përfshijnë edhe heqjen e të drejtës së gjykatave për të dhënë masë sigurie, arrest me burg për gratë shtatzëna apo me fëmijë të mitur, ndaj të sëmurëve rëndë, grave mbi moshën 60 vjeç dhe burrave mbi 65 vjeç, si dhe ndaj personave që trajtohen si toksikuar apo të alkoolizuar. 

http://www.balkanweb.com/site/1-dite-liri-5-mije-leke-qeveria-si-mund-te...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.