Funerali i ambasadorit të vrarë, Putin largohet nga ceremonia (Video)
Në prani Të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin u mbajt në Moskë funerali i ambasadorit rus të vrarë në Ankara, Andrei Karlov. Vladimir Putin vuri lule mbi arkivolim e diplomatit dhe më pas u ul pranë gruas së ve të ambasadorit me të cilën pati një bisedë të shkurtër. Pak minuta më pas ai u largua. Në funeralin e Andrei Karlov, që u krye me nderimet më të larta shtetërore, ishte e pranishme gjithë udhëheqja ruse. Nisur nga zhvillimet e ditëvetë fundit presidenti Vladimir Putin e shtyu për të premten në mesditë konferencën vjetore.
Add new comment