Me PD-në përballë Dako mund të japë çdo lloj garancie

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 14:39

Sot Partia Demokratike ka protestuar në Durrës kundër kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili u përfshi në çështjen e lirimit të Lulzim Berishës për shkak të garancisë për punësim që ai lëshoi. Çështja është me karakter etik e moral dhe nuk e implikon Dakon ligjërisht, ndaj edhe protesta do të duhet të ishte e qytetarëve përveç se e opozitës. Kjo e fundit sillet sikur t’i kenë vënë ndonjë detyrë: ja, Dako e nxori fytyrën, ne folëm, tani edhe bëjmë një protestë. Qytetarët e kuptojnë vetë. 

Ndërkohë që çështja ka edhe anën tjetër që përfshin disa gjykatës. Është e vërtetë që një vendim gjykate nuk ka sesi të diskutohet, pasi juridikisht ai rrëzohet vetëm me një vendim të dytë, por në kushtet kur PD-ja ka firmosur Kushtetutën e 21 korrikut, ka detyrimin që të kërkojë publikisht lëvizje nga KLD-ja, apo Ministria e Drejtësisë. Për këtë arsye, protesta e PD-së lexohet njëanshmërisht, ajo infektohet nga statusi I një opozite që përgjon çdo gjë që thuhet kundër gjyqësorit, të cilit I është bërë mburojë për arsye krejtësisht politike e personale.

Për këtë arsye, edhe reagimi i Vangjush Dakos, është sinjali i radhës sesi kjo lojë mes dy palëve të korruptuar po mban të ngrirë dhe nuk po i lë rrugë protestës dhe reagimit qytetar. Dako nuk u ndje kur garancia e tij doli në media. Ai priti protestën e PD-së për të bilbiluar në emër të votës që ka marrë, duke na kujtuar të gjithëve se vota që ne japim nga kërkesë për shërbim, konvertohet në mburojë.

E ndoqa me keqardhje përpjekjen e sotme të Shqupit për të vazhduar falsifikimin publik të një historie që s’ka asnjë lidhje me mua. Unë jam kryetar bashkie dhe bëj vetëm detyrën time, me ndershmëri e pasion politik për qytetin tim dhe këtë qytetarët e Durrësit e dinë aq mirë sa më kanë vlerësuar me votën e tyre në rritje tre herë rresht. Detyrën për të dënuar apo liruar njerëzit nga burgu e kanë gjykatësit dhe Gjykatat e Shqipërisë. Këtë edhe trimat e Shqupit e dinë shumë mirë, por trimëria e tyre është vetëm për të sharë, shpifur dhe falsifikuar të vertetën, jo për të denoncuar gjykatësit e korruptuar që janë edhe aleatët më të zellshëm të Shqupit.

Në vend që të shkojnë të protestojnë tek Gjykata Kushtetuese për të nxjerrë pa humbur kohë vendimin për Vetingun, trimat e Shqupit vijnë si një çetë e shpartalluar përpara bashkisë për të hedhur baltë mbi mua. Por balta e tyre vetëm më nderon dhe më motivon më shumë në betejën tonë me ta. Ne jemi e ardhmja, ata janë vetëm e shkuara. Le të vazhdojnë se qershori po vjen dhe Durrësi do ta japë përsëri përgjigjen për kërkesën e tyre të papranueshme për t’u rikthyer në pushtet pasi rrënuan Shqipërinë”, tha ai.

Le të vihet re niveli leksikor e gjuhësor i Dakos, argumentet që përdor, toni prej të forti dhe mesazhet arrogante që përcjell. I adresohen PD-së, por njëkohësiht përqeshin ne të gjithë: “Jam mirë sa kohë përballë janë këta”, duket sikur thotë. 

Comments

Submitted by Pulengrenesi (not verified) on

Edhe me pula deti, te perfaqesohet sot PS, fiton cdo lloj ZGJEDHJESH ketu tek ne, kundrejte PD - ne derexhene qe eshte katandisur kjo force politike prej LESHI.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.