Vetëm 42% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për Trump-in
Kompania amerikane Gallup, e cila ka kryer sondazhe opinioni qysh nga viti 1935, ka publikuar sondazhin e fundit të saj rreth opinionit të amerikanëve për presidentin e zgjedhur Donald Trump (http://www.gallup.com/poll/199997/trump-maintains-post-election-bounce-no-new-gains.aspx?g_source=Politics&g_medium=newsfeed&g_campaign=tiles )
Vetëm 42% e amerikanëve kanë opinion pozitv për Trump-in, sipas sondazhit, ndërsa 55% kanë opinion negativ. Ky rezultat shënon një përmirësim, pasi para zgjedhjeve, vetëm 34% e amerikanëve kishin opinion pozitv për të.
Krahasimisht me 3 parardhësit, Trump-i është shumë më poshtë. Në të njëjtën periudhë, Obama, Bush-i dhe Clinton-i kishin nivele opinioni pozitiv në intervalin 58%-68%.
e.z.
Add new comment