Një fëmijë transgjinor në kopertinën e National Geographic (Video)
Avery Jackson është personi i parë transgjinor që do të dalë në kopertinën e revistës së famshme National Geographic në janar 2017. Vajza 9 vjeçare nga Kansas rrëfen jetën e saj për revistën e njohur duke thënë se të jesh transseksual, nuk është një zgjedhje, por është diçka që je dhe ti nuk ke pse e fsheh.
Sipas mediave ndërkombëtare Avery, është zgjedhja e përkryer për këtë arritje historike të National Geographic, që ka e ka shoqëruar foton e saj me titullin “Revolucioni Gjinor” Ajo është përfaqësuese e personave transgjinorë, të cilët përbëjnë një kategori të disktiminuar sot në shumë vende.
"E mira e të qenit një vajzë është se nuk më duhet të sillem si djalë"- thotë ajo. Familja e saj mbështet të drejtat e personave transgjinorë për vite me rradhë. Nëna e Avery, Debbie ka ndarë historinë e vajzës së saj në një seri videosh në YouTube. Babai i saj i thotë për New York Times se të rrisësh një fëmijë transeksual është njësoj si çdo fëmijë tjetër. Roli i prindit, nuk ndryshon.
"E vetmja gjë që i kujtoj vajzës sime është të dojë veten dhe të tregojë dashuri për të tjerët. Kjo është pikërisht ajo që kam ndërmend të bëj. Unë e dua vajzën time pa kushte dhe i premtoj ndihmën time që të jetë e lumtur, e shëndetshme dhe një pjesëtare e produktive shoqërisë. A nuk është nuk është puna jonë si prindër?- shprehet Tim Jackson për New York Times.
Add new comment