Dako sqaron garancinë për Lul Berishën: Kam vepruar sipas ligjit, e njoh qëkur ishte mundës
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjosh Dako ka sqaruar arsyet pse Bashkia e Durrësit i ka përcjellë Gjykatës së Durrësit një rekomandim pozitiv për Lulzim Berishën dhe mundësinë që ai të punësohej pas lirimit nga burgu. Dako i quan procedurat e ndjekura nga Bashkia konform ligjit dhe në përputhje me procedurat.
Kjo është një procdurë e ligjshme. Këto karakteristika, i kërkojnë ata që janë në hasmëri, ata që kërkojnë azil, ata që kanë procese gjyqësore etj, pasi kërkohet për efekt dokumentacioni. Është drejtoria Juridike në bashki që merret me këtë pjesë e cila përpilon dhe dokumentacionin. Për rastin në fjalë, është dhënë një rekomandim pozitiv, duke treguar të gjithë përbërjen familjare, divorcin me bashkëshorten etj. Ky rekomandim i është dhënë familjarëve të Berishës, siç i është dhënë dhe shumë personave të tjerë
Dako nuk mohon njohjen me ish-kreun e Bandës së Durrësit, duke shtuar se në letra ruan të njëjtin respekt si për të gjithë qytetarët e Durrësit
Unë çdo qytetar të Durrësit në Bashki e respektoj njëlloj dhe për të gjithë kam dhënë vlerësime pozitive, kur kanë aplikuar për tu paisur me rekomandime familjar. Edhe në këtë rast, kam vepruar ashtu siç kam bërë me rastet e tjera. Sigurisht që e njoh dhe sigurisht që e kam takuar. Unë nuk kam lindur kryetar Bashkie, por kam qënë qytetar i thjeshtë në Durrës. E njoh që nga koha kur Berisha ka qenë thjesht një sportiest, mundës
Add new comment