Tjetër disfatë e SHBA në Siri, Assad i ndihmuar nga Rusia merr nën kontroll Aleppo-n (Foto, Video)
Forcat mbështetëse të presidentit Assad në Siri janë "momentet e fundit para shpalljes së “fitores" në një nga betejat më të përgjakshme të konfliktit që mban të mbërthyer vendin prej më shumë se 3 vjetësh. Aleppo raportohet që në pjesën më të madhe të ketë kaluar në duart e ushtrisë qeveritare, e ndihmuar edhe nga forcat ruse. Me rënien e Aleppos-s, presidenti Assad efektivisht ka nën kontroll dhe 5 qendra të rëndësishme të Sirisë, si Damssku, Homs, Hamas dhe Latakia.
Beteja për Aleppo-n ka nisur që në vitin 2012 kur qyteti u mor nën kontroll nga forcat antiqeveritare të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në të njëjtën kohë, këshilltari i OKB-së mbi situatën humanitare në Siri bën përgjegjës regjimin sirian dhe Rusinë për dhunë, ndërsa raporte të pakonfirmuara sipas tij flasin për ekzekutime të civilëve.
Qeveritë e Sirisë dhe Rusisë janë përgjegjëse për për të gjitha mizoritë e kryera tashmë nga milicia në Alepo- tha këshilltari i OKB-së, Jan Egeland përmes një në postimi në Twitter. Aktivistët dhe dëshmitarë të cituar nga seksioni britanik i Reuters thanë se të paktën 79 civilë u ekzekutuan nga grupet paramilitare të afërta me regjimin.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi në Beograd se bisedimet me SHBA-në Siri janë në një rrugë pa krye, dhe pohoi se përparimi i Shtetit Islamik në Palmyra ndoshta është nxitur nga forcat e koalicionit ndërkombëtare të të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara si një kundëreagim për betejën në Aleppo.
Ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha një konference shtypi se Rusia ka theksuar SHBA që dëshiron të shtyjë armëpushimin për largimin e civilëve nga Aleppo, të cilin e ka quajtur të papranueshëm.
Add new comment