Dossier/1983, senatori demokrat Ted Kennedy kërkoi ndërhyrjen sovjetike në zgjedhje: Reagan është i aftë kundër çdo propagande”

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 10:58

Media të ndryshme kryesore po raportojnë se shërbimi amerikan, CIA, ka konfirmuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Teknikisht kjo është realizuar sipas CIA-s duke hakeruar sistemet komjuterike të të dyja partive kryesore, por duke publikuar vetëm materiale nga Partia Demokratike. Flitet për individë të lidhur me Rusinë që janë identifikuuar, ndonëse nuk sqarohet se cila kategori lajmesh ndikoi në zgjedhje. Vetë humbësja Hillary Clinton deklaroi se goditja kryesore e fushatës erdhi nga drejtori i FBI-së, Comey, me rihapjen e hetimeve. Po kështu asnjë prej atyre që dolën në media nuk u klasifikua si gënjeshtër.

Lajmi i publikuar fillimisht nga dy gazeta të njohura, “New York Times” dhe “The Washington Post” nuk flet për atë se deri ku shkon ndikimi rus në zgjedhje dhe sa përcaktues ka qenë ai në diskreditimin e njërit prej kandidatëve. Ekipi i Trump e ka hedhur poshtë këtë informacion duke nënvizuar se janë të njëjtët njerëz që deklaruan se Sadam Huesin kishte armë të shkatërrimit në masë.

Në kuadër të këtij debati merr një rol edhe historia amerikane dhe zgjedhjet e ndikuaramnga të huajt. Rasti më flagrant është ai i senatorit demokrat Ted Kennedy, i cili në vitin 1983 i dërgoi një letër kreut sovjetik, Yuri Andropov, përmes të cilës i lutej të ndihmonte Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1984. Letra u publikua me lejen e Boris Yeltsin dhe ajo është pjesë integrale e një memorandumi që ish – kreu i KGB-së, Victor Chebrikov, i dërgonte Andropovit. Kennedy kërkonte që lideri sovjetik të ndërhynte me prononcimin e tij, me mundësinë e disa takimeve, ku senatori mund të paraqitej me një koleg republikan e mandej këtë momentum ta shfrytëzonin si kundërveprim ndaj republikanit Ronald Reagan. Kennedy shkruante se ai ishte i shqetësuar për marrëdhëniet sovjeto – amerikane dhe se opozita ndaj Reagan ishte shumë e dobët.

Çka ka më shumë rëndësi: Në vlerësimin e vet, senatori demokrat që më vonë do të bëhej figura e dytë në PD dhe do të njihej si “Luani i Senatit”, shkruante se:

Reagan është i aftë të neutralizojë çdo lloj propagande

 Këtu letra:

http://sweetness-light.com/archive/kgb-letter-details-kennedy-offer-to-ussr

http://thefederalist.com/2015/03/10/ted-kennedy-secretly-asked-the-sovie...

http://www.forbes.com/2009/08/27/ted-kennedy-soviet-union-ronald-reagan-....

Pohimi se Reagan mund të neutralizojë çdo lloj propagande ka vlerë të madhe politike pasi na flet për relativitetin e ndikimit nga jashtë. Ai ka kuptim në kushtet kur fushata zhvillohet për ndikimin në opinion përmes karizmës dhe oratorisë, programit, apo karrierës tënde. Në rastin e Clinton ky atribut nuk funksionoi, pasi skandali i emaileve provoi papërshtashmërinë e kandidates, stafi i së cilës nuk diti të gjente diçka më të mirë kundër Trump sesa mënyrat e tij me gratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.