andropov
Dossier/1983, senatori demokrat Ted Kennedy kërkoi ndërhyrjen sovjetike në zgjedhje: Reagan është i aftë kundër çdo propagande”
Media të ndryshme kryesore po raportojnë se shërbimi amerikan, CIA, ka konfirmuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Teknikisht kjo është realizuar sipas CIA-s duke hakeruar sistemet komjuterike të të dyja partive kryesore, por duke publikuar vetëm materiale nga Partia Demokratike. Flitet për individë të lidhur me Rusinë që janë identifikuuar, ndonëse nuk sqarohet se cila kategori lajmesh ndikoi në zgjedhje. Vetë humbësja Hillary Clinton deklaroi se goditja kryesore e fushatës erdhi nga drejtori i FBI-së, Comey, me rihapjen e hetimeve.