Turqia: Informacion mbi ndjekësit e lëvizjes Guleniste në 38 vende. Mes tyre edhe Shqipëria e Kosova

Postuar në 07 Dhjetor, 2016 16:41

Turqia ka mbledhur informacione sekrete mbi aktivitetet e ndjekësve të lëvizjes Guleniste, përmes imamëve në 38 vende të ndryshme. Gazeta turke, “Hurriet” njofton se Departamenti I Çështjeve Fetare ka qenë institucioni që qëndron pas këtiij gjurmimi dhe në dritën e informacioneve që ka mbledhur ka zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me Parlamentin turk.

“Diyanet ka mbledhur informacione për gulensitët në Abkazi, Gjermani, Shqipëri, Australi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Blegjikë, Bosnje, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë…Kosovë, Maqedoni, Rumani…etj”, raporrton “Hurriet”.

Po kështu gazeta shton se në dosjet e përgatitura janë përfshirë edhe fotografi që dyshohet se janë të lidhur me lëvizjen Guleniste, diçka që konfirmon një aktivitet të mirëfilltë spiunazhi. Me interes të veçantë është shfrytëzimi I imamave për mbledhjen e informacionit, që e bën të nevojshëm një mbikëqyrje të re mbi aktivitetet e selive fetare edhe në Shqipëri. 

 

http://www.hurriyetdailynews.com/diyanet-gathers-intelligence-on-suspect...

Comments

Submitted by Mahdi (not verified) on

Dmth, qe ta perkthejme tamam kete lajmin, i bie qe njerez qe kane studiuar ne Turqi dhe punojne per llogari te Erdoganit ketu neper xhamira si Mehdi Gurra dhe kompani, bejne edhe icik spiunazh apo ajo?

E dinim kete ska nevoje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.