Lojë me deklarata. Takimi Meta - Hahn, Zyra e Kuvendit evidenton edhe ligjin për dekriminalizimin

Postuar në 07 Dhjetor, 2016 13:41

Që qeveria aktuale ka dy axhenda në raport me progresionin e pushtetit që administrojnë PS dhe LSI kjo është e dukshme. Kjo bën që edhe qëndrimet e qeverisë lidhur me çështjet të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme të jenë me dy valenca. Teksa kryeministri Rama përpiqet të bindë opinionin se kushti që mban peng është ligji i Vetting-ut, aleati i tij në qeveri thotë se ka një listë kushtesh.

Së fundi Ilir Meta ishte në Brukseli ku u takua me shumë të duartrokiturin e socialistëve Johanes Hahn. Por sipas njoftimit nga zyra për shtyp e Ilir Metës, lihet të kuptohet se për sa i përket integrimit, përveç zbatimit të reformës në drejtësi, ka rëndësi edhe ligji i dekriminalizimit. 

Z. Hahn theksoi se suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive

raporton Zyra e Kuvendit të Shqipërisë. 

https://kryetari.parlament.al/2016/12/07/kryetari-i-kuvendit-z-ilir-meta...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.