Përdhunohet dhe vritet vajza e zyrtarit të lartë të BE-së
Një emigrant afgan ka pranuar se është autori i vrasjes së një studente mjekësie, e cila punonte si vullnetare në një kamp refugjatësh në Gjermani. Maria Ladenburger, ishte vajza e një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.
Ajo po kthehej me biçikletë nga një festë që ishte organizuar në qytetin universitar të Freiburg kur u sulmua në rrugë. Autori e përdhunoi, e vrau dhe më pas trupin e pajetë të vajzës e hodhi në ujërat e lumit Dreisam.
Ngjarja shokuese ka ndodhur më 16 tetor, por detajet në lidhje me ngjarjen janë përcjellë për shtypin pas arrestimit të autorit të premten e kaluar. I dyshuari është një emigrant 17 vjeçar nga Afganistani, i cili arrestua pasi policia gjeti në shallin e tij gjurmë të ADN-së vajzës.
Prokurori tha se i dyshuari mund të ndryshojë dëshminë e tij pasi nuk ka pranuar se e ka përdhunuar vajzën.
20 vjeçarja ishte vajza e Dr. Clemens Ladenburger, i cili është një avokat i njohur dhe këshilltari ligjor i Komisionit Evropian.
Add new comment