Publikohet baza e të dhënave të personelit të shërbimit sekret të kohës së Stalinit – 40 mijë emra, organikë e NKVD-së hidhen online

Postuar në 26 Nëntor, 2016 02:21

Një organizatë joqeveritare në Rusi e angazhuar për Kujtesën, ka publikuar së fundmi një bazë të dhënash për shërbimin sekret sovjetik të kohës së Josif Stalinit. Ajo përfshin të dhëna për periudhën 1935-1939, që njihet si Terrori i Madh, dhe është publikuar në faqen online të organizatës.

Aty janë emrat dhe hollësi informative për një personel prej 40 mijë njerëzish, që dikur ishin organikë e NKVD-së – Komisiariati i Popullit për Punët e Brendshme – pararendëse KGB-së. Burimi kryesor i bazës së të dhënave ishin urdhërat e stafit dhe në të renditen data e punësimit, dorëheqja, emërimet, dekoratat etj., shoqëruar me të dhëna biografike nga burime të tjera, kryesisht për ata që janë vrarë apo kanë humbur në Luftën e Dytë Botërore.

Organizata shprehet se ky arkiv i ri do të ndihmojë më mirë për të njohur epokën sovjetike dhe kohën e Terrorit të Madh. 

https://themoscowtimes.com/news/russian-ngo-publishes-nkvd-personnel-dat...

http://nkvd.memo.ru/index.php/%D0%9F%D0%B8%D0%BC%D0%B5%D0%BD%D0%BE%D0%B2...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.