Fyhreri i Rajhut III në një koleksion fotosh me ngjya
Pamjet e Luftës së Dytë Botërore, apo ato të ngjitjes së Adolf Hitlerit drejt pushtetit i kemi parë thuajse përherë bardh e zi. Filmi dhe fotografia bardh e zi krijon të tjera mbresa, pasi duke mos përcjellë detajet, i jep përmbajtjes një dinamikë tjetër dhe përshtypjen e një distance. Kjo e bën ndoshta kundrimin e ngjarjeve dhe personit të Adolf Hitlerit nga një pozicion dyfish propagandistik: së pari pse ashtu janë realizuar materialet filmike apo fotografike dhe së dyti sepse teknika bardh e zi e shton dozën e një madhështie kriminale që kumbon nga një kohë tjetër.
Kjo mund të kuptohet kur sheh fotot e mëposhtme, realizuar nga fotografi personal i Hitlerit, Hugo Jaeger, ndër të paktët që përdorte film me ngjyra asokohe. Personazhet janë më të gjallë, më njerëzorë, pse hollësitë na shfaqen shumë mirë. Për pasojë ai dekori i frikshëm nazist dhe gjeometrikisht perfekt, “bie” në shtratin e një realizmi. Ky është një filtër që ndihmon përshtypjet vizuale dhe nuk ka të bëjë aspak me aktet politike të kohës, që janë dokumentuar shumë mirë.
Add new comment