Një punim i Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri(përditësuar)
Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri. Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipër” dhe Elsie e sjell në format PDF. Punimi zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.
Elsie paralajmëron se vepra e pabotuar ka dobësi të dukshme, shënime me dorë, rendtije jo të mirë, pra ajo nuk ka qenë gati për botim në kohën kur Vlora e bëri gati. Megjithatë, Elsie tërheq vëmendjen te fatki se nuk ka punime të tilla në historiografinë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, sot në Shqipëri dhe në Turqi “nuk ka historian me interesa studimore që të dijë të lexojë si shqipen ashtu edhe turqishten osmane”.
Një referencë e dobishme për punimin e gjatë të Vlorës, e jep profesori Armin Htzer nga universiteti I Bremen, të cilin Elsie e citon të plotë. Vlerësimi ka rëndësi pse Hetzer e ka lexuar veprën, por edhe sepse ai udhëzon të tjerët që ta konsiderojnë atë një libër që duhet të shërbejë si metër për punime të këtij lloji në Shqipëri.
http://www.albanianhistory.net/1956_Ekrem-bey-Vlora/index_en.htm
Titulli i versonit të parë të këtij shkrimi: Një punim i i panjohur i Eqrem Bej Vlorës për sundimin Osman në Shqipëri
Comments
Eshte botuar ne shqip ne dy
Eshte botuar ne shqip ne dy vellime qysh me 2010 nga Shtepia Botuese 55 me perkthyes Afrim Koçin.
Po e vertete. Ketu: http:/
Po e vertete. Ketu: http://botimet55.al/shop/genre/memoir/eqrem-bej-vlora/, rezulton i botuar, por shtepia botuese "55" i ka zgjedhur nje titull tjeter. Titullin e autorit e ka vene si mbititull.
Falemnderit per informacionin!
Add new comment