Çmimi për energjinë nga HEC-et, prodhuesit pa garanci për investimin
Shqetësimit të investitorëve në sektorin e energjinë e rinovueshme për garancitë kontraktuale që lidhen me çmimin e shitjes së energjisë Ministria e Energjisë iu përgjigj me sqarimim se do të ketë një trajtim të veçantë pёr të gjithë prodhuesit ekzistues me përparësi të energjive të rinovueshme, duke garantuar blerjen e energjisë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, me anë të një çmimi i cili siguron vetëshlyerjen e plotё tё impiantit
Në një deklaratë pas sqarimit të Ministrisë, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) thotë se mirëpret çdo garanci nga MEI dhe institucionet e tjera shtetërore që rregullojë funksionimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Por AREA dëshiron të sjellë në vëmendje faktin se investitorët e huaj dhe shqiptarë kanë kërkuar vazhdimisht zbatimin e direktivës europiane për përcaktimin e çmimit, e cila përcakton “kthim të plotë të investimeve dhe një fitim të arsyeshëm”. Ndërsa në projektligj, në paragrafin 3, të nenit 22, përcaktohet vetëm kthimi i arsyeshëm i vlerës së investimit, raporton Monitor.
Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i miratuar nga ERE në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në projektligjin që MEI ka dorëzuar në Këshillin e Ministrave. Por AREA konsideron se referencat për çmimin te tregjet e mundshme krijojnë një paqartësi që shton pasigurinë në këtë sektor.
Ky çmim sipas investitorëve nuk garanton kthimin e investimeve dhe se çmimi aktual është arritur duke iu referuar Bursës së Hungarisë. Ligji i mëparshëm i konceptonte prodhuesit privatë si të barabartë në prodhim me KESH sh.a., duke mos e bërë atë përgjegjës për disbalancat. Ndërsa projektligji i ri i bën prodhuesit privatë përgjegjës për disbalancat në një kohë që KESH sh.a. edhe pse disponon diga dhe liqene, nuk e ka këtë përgjegjësi.
Add new comment