Arvanitas dhe shqiptarë
Jam rritur në një shtëpi ku origjina arvanitase na jepte një krenari të pamatë, veçanërisht ne fëmijëve. “Jemi Arvanitas”. Kjo prejardhje e lavdishme nxori në dritë rrënjë të tjera po aq të rëndësishme për historinë e familjes si një stërgjyshe nga Kios, e stolisur gjithmonë me dantella, bizhuteri dhe stil francez të flokëve, apo një stërgjysh që u largua nga Azia e Vogël për t’u bashkuar me lëvizjet revolucionare të grekëve në gjithë Ballkanin.
E çfarë se ky Pangalos kishte një emër me prejardhje bizantine! E çfarë se ai ishte mjek para shekullit të 19! Ne, djemtë adhuronim paraardhësit tanë me fustanella nga malësitë e Parthithas që u ngjiteshin majave me këmbët e tyre muskuloze, të veshur me lëkurë kafshësh dhe të ngjeshur me barut, të armatosur me dyfekë dhe hanxharë që ua kishin marrë armikut, pasi e kishin therur si sheleg mbi një gur të asaj toke,e cila në asnjë moment nuk pushoi së luftuari tiranët.
Kur u rrita dhe mësova anglisht, dikush më dha romanin "Të fundit e Moikanëve". Ndjeva një emocion të thellë. Nga përshkrimet e detajuara të Cooper arrita në një përfundim të pamohueshëm: Të fundit e Moikanëve, me kokë të rruar dhe flokët bisht ishin vetë etërit e mi arvanitas.
Arvanitët janë një komponent i rëndësishëm i grekëve të sotëm. Qindra mijëra njerëz parakaluan ndër ne, duke trashëguar nga familjet emra krenarë e të nderuar me origjinë arvanitase. Asnjëherë nuk kemi patur dyshim për rëndësinë e tyre të vërtetë. Më kujtohet një herë një i nëpunës i njohur i Departamentit të Shtypit, që përgatitej të shkonte në Shqipëri, për të shoqëruar presidentin e Republikës, Kostis Stefanopulos. Atij nuk ia priste kurrë mendja se mbiemri me prejardhje arvanitase që kishte do t’i krijonte probleme të ndërlikuara në qoftë se ua thoshte shqiptarëve.
Arvanitët e Atikës dhe pjesës tjetër të Greqisë Qendrore, Peloponezit, Epirit, Thesalisë, edhe në prefekturën e Evros ku ekzistojnë dy fshatra, në Kaso dhe në Arvanitohorin e mrekullueshëm si dhe shumë arvanitas në ishullin Kea, ku sot askush nuk flet gjuhën arvanitase kanë qenë gjithmonë pjesë e formulimit të helenizmit modern.
Luftëtarë të paepur, bujq të ashpër, blektorë energjikë, që pavarësisht nga dygjuhësia dhe raporti me popullsinë e përgjithshme, dhanë kontributin e tyre në udhëheqjen shkencore, politike dhe ushtarake të vendit.
Gjuha arvanitase ashtu si dialekte të tjera u fol derisa televizori të zëvendësonte gjyshen. Nëna e nënës sime i fliste vajzës gjithmonë në arvanitishte. E bija, mësuese në Arsakeo i përgjigjej në greqisht, dhe kjo zgjati një jetë pa krijuar ndonjëherë ndonjë problem mes tyre. Himariotët nuk ishin arvanitas. Kurrë nuk folën gjuhën arvanitase. Deri kur kjo iu imponua nga marrëdhëniet e tyre tregtare dhe shoqërore apo dhuna brutale e shtetit, që të flisnin shqip.
Emigrantët e sotëm nuk e kuptojnë gjuhën arvanitase të Atikës, ndërsa këta të fundit i kuptojnë në vija të përgjitshme emigrantët, diçka e ngjashme me brazilianët që përpiqen për të kuptuar portugezët, ndërsa banorët e Mitropolisë kuptojnë lehtësisht gjuhën e thjeshtuar Creole. Suliotët ishin arvanitas, shumë prej tyre nuk e dinin greqishten, por e mësuan në kisha. As feja nuk mund të shpjegojë marrëdhëniet midis dy popujve. Në luftërat kundër Ali Pashës për një kohë të gjatë para se të dezertonin, aleatët kryesorë të arvanitëve të krishterë të Sulit t ishin çamët muslimanë të Thesprotisë.
Kur filloi Revolucioni grek, e gjithë Atika, si dhe një pjesë e madhe e Korinthit, Argolidës, Viotisë, Fthiotidas dhe Evias banoheshin nga arvanitasit. Të vetmit që nuk flisnin gjuhën arvanitase në Atikë ishin ata me prejardhje nga Megara . Arvanitasit ishin bërthama kryesore e e forcave të armatosura të Karaiskakit, i cili po ashtu fliste gjuhën arvanitase. Edhe Kolokotronis ishte i njohur në pjesën më të madhe të Peloponezit me emrin arvanitas të familjes së tij, Bithëguri.
Problemi i zotit Rama është se u bashkua me armiqtë e grekëve për të mbajtur partinë dhe votat që i siguronin anëtarët grekofonë të ish-regjimit komunist. Arvanitët u zhvendosën në Greqi në mesin e shekullit të 12-të dhe 14-të siç thuhet edhe në librin e mrekullueshme të Kostas Biris “Arvanitët, Dorët e helenizmit të ri ". Në atë kohë nuk ka patur shqiptarë, siç nuk ka patur gjermanë, italianë, anglezë, francezë apo turq. Ndërgjegjia kombëtare shqiptare ishte e fundit që u shfaq në Ballkan në vitin 1878 me Lidhjen e Prizrenit dhe me qartësi edhe më të madhe në tekstet e shqiptarëve ortodoksë dhe vllehëve të krishterë të Korçës. Përderisa atëherë nuk ka pasur shqiptarë, si mund të ishte shqiptar Despoti i Athinës, në qoftë se në të vërtetë quhet Dousmanis? A nuk e di zoti Rama se Morosini shkatërroi Akropolin me topat e tij?
Popujve tanë u intereson rinovimi i bashkëjetesës. Marramendëse janë mesazhet që vijnë nga ana ekonomia. Është për të ardhur keq që në vend të shohë këto shifra dhe të fokusohet në rrugët e progresit, bashkëpunimit dhe vllazërimit për të ardhmen, Rama nxit kontraste jorealiste nga një e kaluar që ekziston vetëm në imagjinatën e tij.
*Autori ka qenë ministër i Jashtëm i Greqisë
Përkthimi: Respublica
Comments
Gjaku i Arbrit
Zoti Pangalo, cdo njeri ka gjak ka mish ka mëntë nuk ka arvianit ka shqiptar, vetëm Shqiptar lerini kto legjenda me donkishot. ..
Paskeni luftuar për Greqin harram ju qofte luftoni e punoni per nenen tuaj Shqiperine
Gjaku i Arberit, emertimi
Gjaku i Arberit, emertimi "shqiptar" dhe "Shqiperi" hyn ne ndarjen e shekujve 18 dhe 19, dhe zune vend vetem aty nga fundi i shek. 19. Por arber-folesit (apo shqip-folesit me vone) ishin edhe ne Greqi, Itali, Jugosllavi, e kudo. Per shkak te ndarjes nga trungu "meme" ata mbajten emertimet e meparme. Kaq gje e di cdo nxenes i fillores. Ku eshte problemi tani? Apo u merzite ti se duhet te kesh jo me shume se 3-4 gjenerata qe ke hyre ne trungun shqiptar, (nje fenomen i zakonshem ky me te gjithe popujt), dhe tani qe dallove shqiptare te vjeter, te erdhi inat?!?
Add new comment