Petro Koçi: Nishani s’mund të dekoronte ballistët, i prish punë çështjes çame
Petro Koçi, i ftuar në Top Story, jo vetëm që i qëndroi deklaratës kundër Presidentit për dekorimin e 67 anëtarëve të ballit kombëtar të vrarë në 1943 nga “Gjyqi Partizan”, por pasi lexoi dokumentin e një oficeri gjerman, që sipas tij, dëshmon se të Balli Kombëtar bashkëpunonte me nazistët, tha se ky akt kompromenton sot çështjen çame.
“Dekreti i Presidentit është plotësisht i gabuar dhe antinacionalist. Është në momentin e gabuar, në kohën kur Greqia justifikon mbajtjen ende në fuqi ligjit të luftës me argumentin se çamët bashkëpunuan me fashizmin. Ky vlerësim i Presidentit kompromenton antifashizmin e Shqipërisë. Dekreti i presidentit është benzina që i hedh zjarrit. Për mua është akt i papjekur që nuk është konsultuar si duket”.-theksoi zyrtari i qeverisë.
Simetria mes dy çështjeve lidhet me faktin se anatemimi i ballistëve nuk i shkon përshtat analogjisë me dëbimin e çamëve si bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit, pasi ky lloj qëndrimi legjitimon veprimet e autoriteteve greke nëse do të ecet me po të njëjtën logjikë me të cilën partizanët përndoqën nacionalistët.
Comments
lena
eh ku jemi katandisur o milet se ca lidhje ka dekorimi i ballisteve qe i vrau pa faj mehmeti me ceshtjen came nje zot e di po si spo ngrihemi o shqipe e ti zem me hunj keta politikan leshi se si shume po tallen me ne
Add new comment