Ikën nga Gjykata Kushtetuese Sokol Berberi. Letra e dorëheqjes bëhet publike sot, ishte dorëzuar që më 15 shtator
Ka dhënë dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi. Vizion Plus raporton se Berberi ka dorëzuar letrën e dorëheqjes që më 15 shtator, duke hequr dyshimin se largimi lidhet me rrëzimin sot të ligjit për vettingun.
“Mësohet se letra e dorëheqjes nga gjyqtari Berberi është depozituar ne 15 shtator pranë Gjykatës Kushtetuese, dhe iu është vene ne dispozicion edhe presidentit te Republikës dhe Parlamentit. Vete Sokol Berberi i kontaktuar nga Vizion Plus ka sqaruar se dorëheqja nuk ka lidhje me çështjen e Vettingut te marre ne shqyrtim sot nga gjykata. Zëvendësimi i Berberit ne kete post bllokohet per shkak te ligjit te Vettingut, pasi çdo kandidat duhet te kaloje skanerin para se te shkoje ne Gjykatën Kushtetuese”, informon VP(http://vizionplus.al/jep-doreheqjen-sokol-berberi/).
Sokol Berberi ishte një nga kandidatët e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut, e cila i rrëzoi për procedura jotransparente. Bie në sy se largimi i tij është bërë publik sot, pra 1 muaj pas letrës së supozuar të dorëheqjes, çka krijon asosacionin e ikjes së tij për shkak të vendimmarrjes për vettingun. Emri i Berberit ka dalë shpesh edhe në akuzat e PD-së, pasi ai është kunati i kreut të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, socialistit, Fatmir Xhafa.
Add new comment