Nishani përgatit oponencën e Ligjit për Arsimin e Lartë. Thërret tryezë me pedagogë dhe akademikë para se t'i thotë "jo" draftit të Nikollës
Të gjitha gjasat janë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani të mos e dekretojë Ligjin për Arsimin e Lartë të miratuar në fillim të javës në parlament. Kjo pasi në shumë raste ai ka reflektuar qëndrimin e opozitës për projektligjet që janë shoqëruar me një debat të gjerë publik dhe me shumë gjasë edhe në këtë çështje do të mbajë anë për t'i dhënë edhe më shumë legjitimitet aksionit dhe kundërshtisë së familjes politike nga e cila rrjedh.
Në fakt roli i presidentit si filtri i fundit i kushtetueshmërisë për nismat ligjore që marrin aprovimin e parlamentit përtej konsultave me këshilltarët e tij juridikë nuk e angazhon atë me atributet e një gjyqtari publik për të vënë në peshore vullnetin politik të reformave që ndërmerr shumica politike me ndjeshmëritë e grupeve të interesit.
Në veçanti Nishani me protagonizmin e tij ka dashur t'i mbushë mendjen vetes dhe lojtarëve politikë se nuk është rojtar i papërfillshëm i të drejtës kushtetuese dhe interesit publik. Zyra e tij ka njoftuar se ditën e hene, dt. 27 korrik Presidenti Nishani do te zhvilloje nje takim konsultues me akademike dhe pedagoge lidhur me Ligjin per Arsimin e Larte. Një tjetër spektakël pa produkt për të justifikuar anshmërinë politike të presidentit që kemi.
l.m
Add new comment