Italia përplaset me BE, Renzi e Alfano: Mjaft me politikat shtrënguese, fëmijët tanë vlejnë më shumë se rregullat e teknokratëve

Postuar në 25 Tetor, 2016 10:38

Brenda Bashkimit Evropian po përvijohet një tjetër përplasje pas asaj me Britaninë. Brukseli po përballet me kontestimin e vendeve anëtare për politikat ekonomike që po ndjek dhe masat shtrënguese që imponon ndaj disa qeverive. E fundit është Italia.
«Unë nuk do lejoj që një teknkokrat nga Brukseli të më thotë se nuk mund të investosh për mbrojtjen antisizmike të shkollave sepse duhen zbatuar rregullat për stabilitetin ekonomik. Sguria e fëmijëve tanë është më e rëndësishme, sidomos në një vend si Italia, që u godit nga tre tërmete të forta në 7 vitet e fundit"- deklaroi kryeministri italian, Mateo Renzi.
Duke iu referuar çështjes së emigracionit Renzi lëshoi kritika të ashpra për mënyrën sesi Bashkimi Europian e ka trajtuar këtë vvështje."Nëse miqtë tanë europianë duan që Italia të shpenzojë më pak para për çështjen e emigracionit le të bëjnë atë që premtuan, por nuk e përmbushën asnjëherë. Le të hapin dyert për emigrantët. U lodha, ky mekanizëm nuk mund të vazhdojë të funksionojë në këtë mënyrë. Kërkoj ndihmën e të gjitha forcave politike që t'i themi Europës; Mjaft, politika e masave shtrënguese duhet të ndryshojë, tani ka rregulla reja"
I ashpër ka qenë edhe ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano. «Nëse na vijnë rekomandime nga Komisioni Europian për projektbuxhetin e vitit 2017 do bëjmë atë që bënë edhe vendet e tjera, nuk do t'i marrim parasysh. Buxheti i vitit që vjen do të ketë efekte pozitive për ekonominë dhe nuk do të lejojmë që ato të reduktohem nga një rekomandim i Komisionit"-deklaroi ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano.
gjatë një takimi në Napoli.
"Në projektbuxhet do të përfshijmë dy elementë të rëndësishëm që duam të merren parasysh nga Bashkimi Europian, i pari ka të bëjë me shpenzimet për dëmet e tërmetit që goditi Italinë dhe i dyti me shpenzimet për të luftuar emigracionin e paligshëm dhe pritjen e refugjatëve"- deklaroi Alfano.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.