Sondazhi CNN/ORC: Kush e fitoi debatin? Trump deklaroi se mund të mos i njohë zgjedhjet
Nga një sondazh i kryer nga kompania ORC për rrjetin televiziv CNN, rezultoi se 52% e amerikanëve që ndoqën debatin e fundit mes Donald Trump-it dhe Hillary Clinton-it ishin të mendimit se kjo e fundit e fitoi atë. Ndërsa 39% ishin të mendimit se Trump-i doli fitues në debat (9% kishin mendim asnjëanës). Veç të tjerash, mbrëmja e djeshme ka qenë shokuese kur Donald Trump deklaroi publikisht se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse nuk shpallet ai president!
“Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull”, ka thënë Trump.
Deklarata ishte e papritur për rivalen demokrate Hilary Clinton, e cila veç të tjerash e ka quajtur republikanin “kukull të presidentit rus Vladimir Putin”. Temat e debatit përfshinë, ekonominë, emigracionin, gjykatën e lartë dhe politikën e jashtme.
Add new comment