KLSH kërkon nga Gjykata e Lartë rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ: “Prokuroria të pyesë Damian Gjiknurin”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të shtyjë më shumë për rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. KLSH-ja ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën sesi u mbërrit në marrëveshje, kjo nisur nga fakti se “Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor”.
Sipas juristëve të KLSH-së, “prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë”, hetimet sipas tyre ishin “të dëmtuara dhe të paplota, përsa kohë nuk ishte administruar edhe dokumentacioni shtesë”.
“Prokurori Arben Kraja, i cili ka hetuar dosjen, këmbënguli se gjatë veprimeve hetimore u provua se shtetit shqiptar nuk i është shkaktuar asnjë pasojë ekonomike, ndërsa shtoi se u gjetën vetëm elementë të shpërdorimit të detyrës, raste për të cilat ishin kallëzuar ministri i Energjitikës, Damian Gjinkuri dhe kreu i Avokaturës së Shtetit, Alma Hiçka. Megjithatë, juristët e KLSH arsyetojnë se nga marrja në pyetje e 14 anëtarëve të grupit të negociatorëve ka dyshime se ministri i Energjitikës nuk është pyetur nga Akuza, qëndrim i cili u kundërshtua nga prokurori, pasi sipas tij, gjatë hetimeve janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë shtesë”, raporton Top-Channel.
Gjykata do të japë vendimin më 24 tetor.
Add new comment