Qeveria krenohet me rritjen e investimeve të huaja, por vetë pranon se ekonomia nuk kreditohet

Postuar në 15 Tetor, 2016 20:20

Agjencia qeveritare Aida raporti sot për shifra entuziaste lidhur me investimet e huaja, duke iu referuar një një raporti të fundit të drejtorisë ekonomike të Komisionit Europian që konstaton një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri në masën 22.4 %.

Do kishte vend për optimizëm nëse një shifër e tillë do pasqyronte etjen e sektorëve të ekonomisë për investimeve të huaja, por siç dëshmon edhe vetë raporti të cilit i referohet qeveria nvestimet kryesore që kanë sjellë impakt janë kryer në energjitikë, duke ndikuar sipas  saj edhe në përmirësimin e infrastrukturës.

Pra rritja në vlerë e investimeve të huaja lidhet kryesisht me gazsjellësin TAP ose HEC-et që ndërtohen nga  projekte të trashëguara dhe të negociuara nga qeveria e shkuar. Që do të thotë se shifrat që serviren që nuk janë tregues as i aftësisë negociuese të kësaj qeverie dhe as i klimës së favorshme për biznes.  Këtë e vërteton vetë raporti kur thotë se  “E vetmja fushë që mbetet shqetësuese  është ajo që ka të bëjë me kredidhënien për biznesin nga ana e sektorit bankar, që mbetet në nivele të ulëta”. Çka do të thotë se ekonomia shqiptare nuk ofron garanci për investime dhe si e tillë nuk thith dot financime të brendshme. Në dokument përmenden zhvillimet kryesore të tremujorit të fundit në Shqipëri, ku si më i rëndësishmi veçohet miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi, që sipas Brukselit zyrtar do të sjellë një përmirësim të përgjithshëm të klimës ekonomike.

 

Comments

Submitted by a (not verified) on

Jam kurioz te di cfare jane ato si breshka te bardha qe mbajne ne koke e dore keta burrat.
Sepse jane edhe me kollare . Po ndertohet ndonje tunel ?
EDI E MBAN NE DORE SE NUK I ZE KOKEN.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.