Zyrtari i NATO-s, Appathurai: Ka një ndikim rus në Ballkan. Jemi dakord me çdo vendim të pavarur të vendeve të rajonit, pavarësisht nga anon
NATO dëshiron që vendimet e vendeve të Ballkanit, cilado qofshin ato, të merren në mënyrë të pavarur. Të paktën kështu deklaron zv.ndihmësi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, James Appathurai, në një intervistë për agjencinë serbe, “B92”.
“Sigurisht ka një ndikim rus, por ai nuk po e ngadalëson angazhimin e qartë të Serbisë drejt BE-së. Ne po monitorojmë aktivitetet ruse këtu dhe besoj se edhe ata po na mbajnë në vëzhgim. Ne duam që vendet e rajonit të marrin vendimet e tyre – pavarësisht se cilën anë ata zgjedhin – sa kohë që ata kanë pavarësi, ne jemi shumë në rregull me vendimet e tyre”, tha ai.
Sipas tij, Serbia, si një vend që ende lëkundet mes të dyja krahëve, mund që “të hyjë në BE pa qenë në NATO, ose e anasjellta”. “Këto të dyja nuk janë të ndërlidhura me përkufizim”, shtoi ai.
Appathurai ka komentuar edhe deklarimet e kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, sipas të cilit në Ballkan ekziston mundësia e një konflikti të ri. Për zyrtarin e aleancës, ky mesazh është keqpërkthyer, një përgjigje kjo standard sa herë duhet korrigjuar diçka.
“Ishte një keqpërkthim. Ne duhet të gjurmojmë tensionet e mundshme në rajon. Folëm rreth vizitës së Viçiç në shtabet e NATO-s dhe gjëja e parë që duam të dëgjojmë është garantimi i sigurisë në rajon...Kam ndjekur sesi kryeministrat e Serbisë dhe të Shqipërisë flasin me njëri – tjetein. Çështje të vështira janë ngritur sërish, përfshirë Kosovën, por ka një dialog politik dhe ne jemi të kënaqur me të...”, tha Appathurai.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=10&dd=13&nav_id=99407
Add new comment