Demokracia do ta shpërblejë Greqinë
Grekët janë thirrur në votë për të vendosur me referendum nëse duhet të pranojnë llogaritë e zyrtarëve të FMN-së, specialistëve gjermanë apo kreditorëve ndërkombëtarë për pensionet, pagat, taksat apo subvecionet e shtresave në nevojë.
Referendumi i së dielës nuk është thjesht një lëvizje politike e kryeministrit Cipras siç duan ta komentojnë kundërshtarët e tij politikë apo mediat që promovojnë solidaritetin me Europën e kancelares Merkel. Referendumi është një provë e madhe për shoqërinë greke dhe demokracinë e saj, por dhe një zhvillim i rëndësishëm politik për Europën.
Nëse referendumi do të jetë votë kundër planit të kreditorëve dhe hegjemonisë antidemokratike të Gjermanisë e bankierëve të saj, Greqia dhe mbarë Europa kanë një shanc për të rithemeluar demokracinë. Timoni që udhëheq Europën nuk mund të jetë kjo politikë e zonjës Merkel dhe makinistët që vijnë nga radhët e kreditorëve ndërkombëtarë, Fondi Monetar apo Bankës Botërore.
Kancelarja gjermane nuk është e mandatuar për të marrë vendime se sa duhe t’I kenë pagat e pensionet popujt më të vegjël se populli i madh e i sukseshëm i saj. Demokracia herët a vonë do ta shpërblejë Greqinë. Nëse populli grek do t’i thotë “Po” planit të kreditorëve, dorëheqja e kryeministrit Cipras do të jetë humbja më e vogël për Greqinë.
Zyrtarët me syze dhe çanta shpine që vijnë me paketa antikrizë do t’ua shtrëngojnë rripin edhe më shumë grekëve apo Thanasëve të dorëzuar. Dinjiteti i grekëve është në provë dhe ai do të dominojë për të mirën e Greqisë dhe ndoshta të gjithë Europës.
Meraku i disa opinionistëve në Shqipëri që e ndërthurin analizën me tifozllëkun për futbollin është se kur Aleksis Cipras do të pranojë dështimin e tij përballë kancelares së hekurt Angela Merkel. Për këto cilësi ajo ka gjithë admirimin e politikës shqiptare dhe në veçanti të Edi Ramës që kërkon të mbledhë shkëlqimin e një lideri në një Ballkan të ri.
Politika në Shqipëri e quan sukses dhe e ka zakon të rrjeshtohet në anën e më të fortit, po e ka shumë të vështirë të vihet në anën e demokracisë, qoftë kur i lipset për të mirën e popullit të vet, qoftë për të ardhmen e popujve rreth saj. 25 vjet kanë treguar se populli shqiptar dhe në veçanti politika e duartrokitur nga gazetarë dhe opinionistë, e ka shumë të vështirë marrëdhënien me demokracinë.
Ka analistë në Shqipëri që solidarizohen me trishtimin e grekëve si një ndjesi që u buron nga afërsia me vëllezërit arvanitë apo çamë, që shpallen të tillë me fushata. Fatkeqësia është se analiza të tilla nuk i vlejnë askujt, as emigrantëve shqiptarë që sot kanë fatin të jetojnë të njëjtën sprovë, t’I shërbejnë demokracisë apo të të përqafojnë ndriçimin që vjen nga larg.
l.mitro
Comments
Kyrie Mitro, shume emotiv

Kyrie Mitro, shume emotiv jeni.

Thoni "Kancelarja gjermane nuk është e mandatuar për të marrë vendime se sa duhe t’i kenë pagat e pensionet popujt më të vegjël se populli i madh e i sukseshëm i saj."

Nese parate per te paguar pagat e pensionet vijne nga xhepi i taksapaguesve gjermane, ka te drejte qe c'ke me te. Ndryshe te gjejne para ku te duan dhe ti vene pensionet sa te duan, perfshire edhe pensionet e "vorioepiroteve" per planet e tyre te mbrapshta, edhe parate me te cilat ngre bina pas binaje Janullatosi, edhe per shkollat private qe e kane mbushur jugun tone, edhe para per te mbajtur ushtrine.

Ne Greqi ka shume here me shume demokraci se c'ka ne Shqiperi, sic ka dhe shume here me shume urrejtje dhe shovinizem. Te sugjeroj shkrimin e fundit te Zhejit.

Add new comment