Srebrenica, Perëndimi heshti dhe nuk paralajmëroi për masakrën. Qyteti u negociua që t’u lihej serbëve më herët se 1995

Postuar në 05 Korrik, 2015 10:44

Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje një shkrim përmes të cilit provohej përfshirja e Perëndimit në masakrën e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë. Sipas dokumenteve, kabllogarmeve dhe intervistave ekskluzive, një ish-korrespondente e “Le Monde”, Florence Hartman, ka publikuar një libër: “Çështja Srebrenica: Gjaku i Realpolitikës”, ku dëshmohet se ndërhyrja serbe në “zonat e sigurta” si Srebrenica, ishte ndërmjetësuar nga Millosheviç me tre aktorët kryesorë: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë. “...qeveritë brikanike, amerikane dhe franceze pranua dhe disa herë argumentuan se Srebrenica dhe dy qytete të tjera, zona të sigurta të mbrojtura nga OKB, ishin të “pambrojtshme” shumë kohë përpara se mladiç të merrte qytetin; ata ishin gati t’ia lëshonin Srebrenicën serbëve në zbatim të një harte të pranueshme për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, për paqe me çdo çmim. Por ndersa po konsideronin që t’ia lëshonin Srebrenicën serbëve, fuqitë e mëdha në Perëndim, ishin gjjthashtu në dijeni, ose dihet të kenë qenë, të “Direktivës 7” të ushtrisë së serbëve të Bosnjes, që udhëronte “zhvendosjen permanente” të myslimanëve të Bosnjes nga zonat e sigurta”, shkruan “The Guardian”. Thënë kjo, fraza “paqe me çdo çmim” përkthehet në frenim të Millosheviçit edhe me faturën e mijërave të vrarë nga kampi tjetër. Më keq akoma: perëndimi dështoi në lajmërimin e myslimanëve që të largoheshin nga Srebrenica, trupat holandeze furnizuan me naftë trupat serbe dhe në takimet e e zhvilluar mes negociatorëve dhe Mladiç e Millosheviç, çështja e vrasjeve nuk u përmend.
http://www.theguardian.com/world/2015/jul/04/west-true-role-...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.