Zgjedhjet e 2017 me formulën ekzistuese, s’ka kohë për ndryshime në Kod
Për zgjedhjet e 2013-ës pati vërejtje serioze nga OSBE-ODIHR që bëri 29 rekomandime për të shmangur ndikimin politik të administratës mbi zgjedhjet dhe fenomenin e blerjes së votës. Procesi u çertifikua si konkurues por u kontestua nga opozita për parregullsi. Palët u angazhuan të ndërhyjnë në Kodon Zgjedhor për të bërë rregullimet e nevojshme, por 8 muaj para zgjedhjeve qeveria thotë se nuk ka kohë për ndryshime thelbësore. Kryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla tha se është e pamundur të shkohet në votim dhe numërim elektronike, sipas kërkesave të opozitës. “Koha e mbetur deri në zgjedhje është e pamundur për të garantuar një investim kaq të madh.
Dështimi i projektit pilot në 2013 na bën që të jemi të vetëdijshëm që kurrsesi nuk mund të hyjnë në një projekt kombëtar sepse do ishte fatale dështimi në zgedhje. Përsa i përket sistemit është një vendim që e tejkalon mandatin e këtij komisioni”.-deklaroi Balla.
Ruajtja e formulës ekzistuese për zgjedhjet i lë palët në klimën e mosbesimit dhe paralajmëron një tjetër shfaqje me fitues e të humbur por sërish me rerzikun e zgjedhjeve të konstestuara dhe larg standardeve të një vendi aspirant për Bashkimin Europian.
Add new comment