Mediat në luftë kundër Trump. O’Reilly: “Tri organizata mediatike kanë urdhëruar stafin të shkatërrojnë Trump”
Bill O’Reilly, moderator i “Factor” në “Fox News”, një televizion që mbështet Trump në garën presidenciale, ka deklaruar se ndaj kandidatit republikan ka të paktën 3 organizata të mëdha mediatike në SHBA që po e luftojnë hapur atë. Duke folur në studion e Bill Hemmer, O’Reilly që është i njohur në SHBA, ka deklaruar se në këtë organizata është kërkuar nga stafi që të mos mbështetet Donald Trump, duke kushtëzuar këtë edhe me fundin e karrierës.
“Nëse e shikon me kujdes e kupton se për kë është fjala”, tha O’Reilly, i cili nuk përmendi emra, pasi siç tha ai nuk ka ende fakte.
Ndonëse nuk u shpreh, një prej mediave që po luan në mënyrë krejt të njëanshme dhe me një skemë parafabrikuese në favor të Hillary Clinton, është “CNN”. Pak përpara debatit të dytë të zhvilluar dje, CNN nisi të publikonte analiza dhe opinione se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të luante me kartën e abuzimeve seksuale të Bill Clinton, në dritën e publikimit të videos së Trump ku ai fyen femrat.
Edhe drejtuesi i debatit, një nga figurat kryesore të “CNN”, Anderson Cooper, anashkaloi çështjen e e-maileve të Clinton, për të cilat Trump përmendi edhe burgun. Cooper tha se për këtë temë do të ktheheshin më vonë dhe në fakt kjo u konsumua si diksutim në një përballje që ishte e mbushur me akuza.
Një tjetër mëedia me rëndëis ndërkombëtare, britanikja “The Guardian” publikon sot një shkrim që kundërshton një raport mbi sondazhin e debatit të dytë. Edhe O’Reilly e ndau debatin në disa pjesë duke njohur si fitore të Trump 30 minutëshin e parë, ku ai diti të përballonte çështjen e videos duke e kthyer atë në një moment pa goditje dhe poshtërim. Sondazhi “Drudge” thotë se nga të panketuarit rezulton se Trump ishte fitues me 68%. Sondazhet kanë ndikim pasi krijojnë ndjesi dhe perceptime, por për “Guardian”, një media afër të majtës, ky raport është një mbeturinë që nuk duhet marrë në konsideratë.
Gazeta britanike shkruan se në sondazh janë pyetur 907 211 persona dhe për këtë arsye ai është i pabesueshëm.
“Kur flet me vetëm 1 000 njerëz përpjekja është që ata të kenë një përfaqësim të mirë për të gjithë vendin”, shkruan gazeta që e cilëson numrin e madh të njerëzve si dobësi dhe premisë që sondazhi të konsiderohet një gënjeshtër.
Mirëpo vetë shkrimi është një politikë e hapur kundër republikanit në përpjekjen për të ndikuar opinionin. Thënë kjo mediat po kreditojnë kandidaten demokrate Hillary Clinton nga autoriteti dhe ndikimi i tyre, në kushtet kur ajo me skandalin e e-maileve, audioregjistrimin kur ishte avokate, materialet e rrjedhura nga WikiLeaks dhe paaftësinë e dukshme për të formuluar diçka më inteligjente se Trump për politikat, por rezulton një fiasko e madhe. Ndonëse mundet të fitojë nisur nga angazhimi i mediave dhe fakti se Trump është i pakontrollueshëm.
Add new comment