Kemi një problem të vogël më kanabisin, mirëkuptoj qytetarët që e mbjellin

Postuar në 08 Tetor, 2016 14:15

Mininistri i Brendshëm Sajmir Tahiri pranoi sot për herë të parë se Shqipëria është bërë problem për kultivimin e kanabisit, por jo në përmasat që thotë opozita.

Po, e pranoj i pari, e kemi një problem me kultivimin e kanabisit në vend. Ndonëse shumë më të vogël se kur qeveriste qeveria e kaluar, siç konfirmuan partnerët ndërkombëtarë, por është përsëri një problem që duhet zgjidhur. E duhet ta zgjidhim bashkë me çdo qytetar. Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë, i con te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërin.
I kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i con te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbin, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë.
Unë i kuptoj të gjithë ata që si rrugë për të luftuar prapambetjen, pabarazinë dhe padrejtësinë në shoqëri dhe ekonomi, kanë ngasje të fitojnë ca para të shpejta nëpërmjet kësaj sipërmarrje të paligjshme.>Vetëm 48 orët e fundit, kam dëgjuar shpifje nga ato që të lënë me gojë hapur. "24 kilogram drogë", opozita, segmente të medias, dhe ca “lajme me burime të prokurorisë” i bënë 24 ton. E kur arrijnë të shpifin me tre zero nga pas, sa 24 kile ti bëjnë 24 ton, kuptoj edhe nga dolën 10 mijë tonët e Lulzim Bashës dje
”-deklaroi Tahiri në një konferencë për shtyp.

Po ashtu ministri tha se ka dhe policë që i janë bashkuar paligjshmërisë, të kapur në kurthin e përfitimit.

“Sigurisht ka jo pak në Polici që kanë rënë në grackën e paligjshmërisë, duke mbyllur sytë, duke bashkëpunuar e duke favorizuar ata që shkelin ligjin. Luftën kryesore e kemi me cilindo prej punonjësve të policisë, që shkel ligjin. Pasuria juaj me e vyer nuk është kolegu që shkel ligjin, por qytetari që pret integritet, shërbim dhe besim në Policinë e Shtetit.”Ndaj beteja jonë nuk u mbyll dje, por vazhdon me më shumë forcë, ndaj atyre që brenda Policisë nuk duhet të jenë më, e ndaj atyre që nuk mundet dot kurrë mbi varfërinë, papunësinë, pabarazinë e padrejtësinë që na la e kaluara, të ndërtojnë paligjshmëri më shumë”-theksoi ministri. Gjithsesi ai garantoi se qeveria do ta fitojë këtë betejë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.