E rrallë/Partia që mbushi jetën politike me njerëz të inkriminuar miraton një Kod Etike si karantinë! Edi Ramës nuk i del e keqja me kazanin
Është mbledhur sot Asambleja e Partisë Socialiste në të cilën janë diskutuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me situatën në vend. Kryetari i kësaj partie Edi Rama ka folur me tone optimiste për investimet e bëra, ndryshimet në këto tri vite, ndërhyrjet në shumë sektorë, gjithnjë duke iu përmbajtur prirjes pozitive.
"Vitin e ardhshëm rrisim pagat e pensionet me buxhetin e vitit 2017 më shumë se ç’i ka rritur qeveria paraardhëse. Nuk është vetëm në aspektin financiare e moral, masë e domosdoshme në këtë moment. Përtej zhurmës së kazanit duhet të pranojmë se reformat s’do kishin pasur ritëm e impakt nëse nuk kishim mbështetjen e popullit dhe mirëkuptimin e tij. Në fund të këtij 4 vjeçari meritojmë të shpërblehen për gjithë këtë punë që unë e konsideroj të përbashkët. Domosdoshmëri që të vëmë në dispozicion të njerëzve një paketë financiare që të jetë e tyre. 100 milion dollarë për njerëzit që ne do ti ndajmë nga arka e përbashkët e shtetit dhe do ua kalojmë qytetarëve në çdo familje me rritje rrogash e pensionesh", tha kryeministri.
I cili ka vazhduar me statistika pozitive dhe që në disa raste i beson ai vetë: p.sh Rama tha se qeveria ia ka dalë të ulë broxhin publik pa shtuar kostot dhe shtrëngesën për konsumatorin. Kjo padyshim duhet të jetë një e dhënë virtuale pasi e dimë se Edi Rama dhe ata që janë në drejtimin e PS-së, një parti që futi në parlament vrasës dhe përdhunues, nuk janë konsumatorë.
Mediat raportojnë se është miratuar edhe një dokument i quajtur si Dokument Etike që ndalon deputetët të komunikojnë me median për çfarë flitet në mbledhjet e kazanit socialist, siç e quajti Ben Blushi. Është ironike që ndërsa miratohet një Kod Etike kryeministri përdor këtë fjalor ndaj medias dhe kundërshtarëve.
Add new comment