Një akuzë për drejtorin eksperimental të Rilindjes, Kiço Londo (video)
Të martën në mbrëmje në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte njoftuar ngjitja në skenë, në formën e leximit dhe interpretimit e disa pjesëve nga vepra më e re e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Vënia në skena e teatrit, premierë në Tiranë, e parashikuar në orën tetë të mbrëmjes u anulua. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, shkak është bërë një konflikt për sallën me Drejtorin e Teatrit Eksperimental, Kiço Londo. Ky i fundit sipas Neziraj, e kishte bllokuar skenën deri në pesë të mbrëmjes më një tjetër aktivitet, duke mos i lënë kohë ekipit të teknikës të vendosë pajisjet për të bërë të mundur shfaqjen. Pretendimeve të dramaturgut kosovar, Drejtori Kiço Londo nuk është i përgjigjur. E pyetur për këtë incident zyra e shtypit në Teatrin Ekesperimenatl Kujtim Spahivogli u përgjigj se nuk kanë asnjë reagim
Add new comment