Mendimi i qeverisë për ligjin e mbetjeve: Do na krijohet stok, 83% e mbetjeve në vend e paprekur nga kompanitë e riciklimit (shkresa)
Bindja që qeveria dhe kryeministri janë munduar të përcjellin se ligji për importin e mbetjeve është shpëtim për industrinë e riciklimit dhe rregullator i tregut duket se është një përpjekje e pasinqertë për të mbuluar mungesën e argumenteve për ta mbrojtur këtë ligj. Është vetë qeveria që ka rënë brenda me këmbët e veta, pas publikimit të një shkrese ku ajo pranon se rreziku më i madh është ai i krijimit të stokut të mbetjeve që do sillen nga jashtë në kushtet kur kompanitë ricikluese përpunojnë vetëm 17% të mbetjeve në vend. Dokumenti zyrtar mban datën 3 gusht dhe është relacioni që qeveria ka dhënë për mendim lidhur me këtë projektligj raporton Lapsi. al
Në dokument thuhet se :
“Financiarisht, ekziston një rrezik që duhet marrë parasysh, rreziku i tregut. Të gjitha avantazhet e përmendura në relacion lidhur me rrjetin e ekspertëve dhe të vendeve të punës rrezikohen nëse ricikluesit nuk kanë kontrata solide me kompanitë që blejnë produktet e tyre. Ky nuk do të ishte vetëm një problem financiar për shoqërinë e riciklimit, por edhe për vendin, pasi do t’i ngeleshin milion kg mbetje të importuara shtesë. Mendojmë se përpara se të hapen mundësi për importim mbetjesh, duhet të shihet mundësia për rritjen e efiçencës dhe sasisë së ricikluar në tregun vendas. Deri më tani nga të dhënat rezulton se në Shqipëri gjenerohen 386,728,650 kg mbetje në vit, nga të cilat vetëm 17 % e tyre riciklohet. Kjo tregon që 83 % e mbetjeve është në treg i paprekur nga kompanitë e riciklimit”
Add new comment