Ka foto të personit që dhunoi Fadi Mitrin dhe disa pyetje për ministrin Tahiri
Policia nuk zhgënjeu edhe në rastin e Fadi Mitrit. “Çunat” e ministrit të Brendshëm raportojnë çdo ditë arrestime spektakolare të personave që nuk u ndalojnë patrullave të policisë, por për ngjarjen që tronditi botën e biznesit dhe shkaktoi largimin e një komanie të huaj nga Shqipëria nuk ka ende asnjë të arrestuar, përveç Skëndër Krajës që mbahet në arrest me burg për posedim kanabisi, i dyshuar për ngjarjen. Mediat kanë publikuar një foto të personit që dhunoi biznesmenin libanez si dhe makinën e autorit, të cilën e ka bërë bashkëshortja e biznesmenit dhe ia ka dorëzuar policisë. Presidenti I Omnix Grup, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Jamal Abu Issa, nuk e fsheh zhgënjimin per punën e policisë dhe ngre disa pyetje për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“16 dite kane kaluar nga masakra dhe nuk ka ende nje te ndaluar konkret. Ngre pyetjen, pse Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, heziton te arrestoje kriminelet, te cilët barbarisht sulmuan Fadi Mitrin. Asnjë nga personat ne foto nuk është arrestuar, asnjë gjurme e makinës nuk është gjetur. Edhe ne si kompani bëjmë vlerësimet tona dhe jemi te shqetësuar dhe shume te pasigurt. Kjo është e vetmja arsye pse ne 21 Shtator, ne deklaruam se do te tërheqim investimin tone prej $450 milion dollarë ne zhvillimin turistik tek Gjiri I Lalezit dhe çdo investim tjetër te ardhshëm ne Shqipëri. Si mundet te ndihesh i sigurt kur shikon ne mes te ditës persona te pashqetesuar qe rrahin investitorin e huaj, investitor qe kishte marre garancitë nga qeveria per te investuar, kur shikon sesi personi ne sediljen e pare te makinës filmon teksa rrihet barbarisht zoti Fadi Mitri ne sytë e bashkëshortes dhe fëmijës? Kjo te detyron ta rivlerësosh seriozisht sigurinë e nje investimi te tille përballe jetës se njerëzve.”-shprehet Presidenti I Omnix Grup për Vizion Plus.
Add new comment