E nxorën nga banja e avionit, Sgarbi i bën fletërrufe "Swiss Air": Ka vallë hale të Klasit I dhe hale të Klasit II?
Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit në Itali ka publikuar një video ku rrëfen atë që i ndodhi në avionin e Sëiss Air në linjën Romë-Gjenevë.
Një incident me personelin, të cilin Sgarbi e ka rrëfyer me hollësi duke i dhënë ngjarjes pamjen e një komedie që të bën të qeshës e të acarohesh. Sgarbi shkon në banjë ku na tregon me një italishte të çliruar se çfarë po bënte aty, kur i bie dera. Me forcë. Vijon tregimi për të gjitha lëvizjet e shpejta që mund të bëjë një njeri në atë që kritiku e quan “një banjë shumë modeste me asgjë nga to të klasit të parë” për të dalë e për t’u përballur me personelin.
Ankesa: nuk duhet të kishit shkuar aty, por në fund. Më tej edhe pretenca prej proletari e Sgarbit: “Po pse ka mut të klasit të parë dhe mut të klasit të dytë?”
Ja një pyetje që nuk pritej nga një kritik me kaq përvojë, që me videon në fjalë dhuron një kryevepër të vockël inati dhe një fletërrufe për Swiss Air: Mos hipni më në një avion të tyre.
Add new comment