Ambasadori rus: Qendra jonë në Nish ofroi ndihmë pas përmbytjeve. Pala shqiptare në fillim pranoi, pastaj refuzoi

Postuar në 19 Shtator, 2016 18:11

“Albanian Daily News” i ka marrë një intervistë ambasadorit rus në Tiranë, Aleksander Karpushin. Intervista e realizuar nga gazetarët Genc Mlloja dhe Denisa Hunci i ka qëndruar larg diskutimit për temën e Kosovës, duke u përqendruar në pasojat e Samit të G20 në Kinë, pozicionit të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, raportet e saj me vende të Ballkanit dhe shtysat për bashkëpunimn me Shqipërinë.

Karpushin shprehet i gatshëm për shtuar bashkëpunimin në disa fusha, sipas tij është duke u diskutuar krijimi i një forumi biznesi, pala shqiptare ka caktuar Ervin Meten si kryetar të Komisionit Dypalësh Ndërqeveritar, që duhet të nisë diskutimet pas shtatë vjet ndërprerjeje. Karpushin e sheh pa asnjë pasojë negative në Ballkan, normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë, një vend që siç tha ai “Rusia ndan shumë interesa të përbashkëta”.

Nga pala shqiptare ka të paktën dy ministra, ai i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes që kanë folur shpesh për rrezikun rus në Ballkan, diçka që nuk është zënë në gojë nga Karpushin, i cili shfaqet përherë optimist dhe kërkon të theksojë momentet pozitive. Një hollësi e intervistës së tij ka rëndësi, pse zbulon se ajo që ndodh pas perdes shpesh nuk thuhet.

“Në Nish ne kemi krijuar Qendrës Humanitare Ruse që ndihmon Serbinë dhe vende të tjera të tjera në rajon në rastet e emergjencave civile apo fatkeqësive natyrore. Kjo qendër i ofroi ndihmë edhe Shqipërisë vitin e kaluar pas përmbytjeve masive. Në fillim, pala shqiptare u duk e interesuar në zhvillimin e bashkëpunimit me këtë qendër, por mëpas, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ishte kundër kësaj iniciative”, thotë Karpsuhin, që ka shtuar se “Serbia mund të bëhet model për Ballkanin Perëndimor, me kombinimin e mundësive të bashkëpunimit si me BE-në, ashtu edhe me Rusinë”. 

 

http://www.albaniannews.com/index.php?idm=8423&mod=2

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.