Urdhri i Mjekut kundër arrestimit të dy gjinekologëve. E njëjta përmbajtje me deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:12

Urdhëri i Mjekut nuk e ka pritur mirë arrestimin e dy mjekëve të materniteti Koço Glozheni për vdekjen e 35 vjeçares Aida çajko, nënë e dy fëmijëve në muajin e nëntë të shtatzanisë. Në një deklaratë të këtij Urdhri vihet në dukje nxitimi i policisë për të kryer arrestimin e dy mjekëve.
"Ne jemi kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.
Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi" thuhet në deklaratë.
Më tepër duket një deklaratë e nxitur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila reagoi dy ditë më parë me të njëjtën përmbajtje, ku kërkonte të mos hidhej barra mbi mjekët pa dalë më parë konkluzionet e plota dhe të mos dilej në përfundime emocionale. Po ashtu edhe drejtoresha e maternitetit Koço Glozheni, Rubena Moisiu shprehu të njëjtin qëndrim se përfundimet e nxituara ulin besimin e publikut te sistemi shëndetësor.

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Qe te jemi te drejte me te tere, arresti dhe burgu jane masa te ekzagjeruara lincimi publik i dy mjekeve. Une nuk jam specialist ne ate fushe, por sa me shume qe lexoj, aq me teper me duket qe diagnostikimi i ketij rasti eshte i veshtire; po ashtu edhe trajtimi. Sigurisht qe kjo gje ne ndonje vend serioz nuk do te ndodhte, te pakten pacientja do te kishte marre nje trajtim kirurgjik te pershtatshem per gjendjen e saj, megjithese edhe ne Amerike vdekshmeria e nenes dhe e femijes ne raste te tilla eshte goxha e larte (diku tek 10-20%).
Nese diagnoza e raportuar ne shtyp eshte e vertete, mjeket mund te akuzohen per cdo gje, perfshi edhe inkompetence, por duket e veshtire qe ky te jete rast neglizhence.
Ky eshte nje problem i perceptimit publik te sistemit shendetesor shqiptar. Qytetari mesatar mendon se "mjeket jane profesionalisht te pergatitur, vecse mungojne kushtet materiale". E verteta eshte qe mjeket shqiptare ne shumicen derrmuese te tyre kane pergatitje profesionale te pjeseshme dhe siperfaqesore; ata dine te trajtojne raste routine (psh jam i bindur se mjeket ne fjale dine te asistojne nje lindje normale ose nje lindje fare pak te nderlikuar) por per raste te renda kur duhet seriozisht ndihma e mjekut, sidomos ne kushte urgjence, ne shumicen e tyre mjeket kapen si peshku pa uje.
Ka shume te ngjare qe ky rast fatkeq te jete pasoje e deficences shume vjecare te formimit mjekesor ne Shqiperi - dhe te shpartallimeve strukturale te sistemit terciar spitalor ne te cilin tre specialitete baze (gjinekologji, kardiologji, semundje respiratore) ndodhen ne tre vende te ndryshme te qytetit. Me teper se te kerkoje keke turku, qytetari dhe votuesi shqiptare duhet te reflektoje per gjendjen e sistemit shendetesor qe te pakten 20-30 vjetet e fundit eshte i semure dhe ka nevoje per ndihme. Duhet te reflektojme dhe te ndalojme raste te tilla tragjike, viktimat e te cilave shume rralle dalin ne faqet e shtypit, por groposen ne thellesi te sensitivitetit tone te ulur dhe mosndergjegjesimit per problemet baze qe prekin jeten e sejcilit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.