Ish – sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell: Izraeli ka 200 koka bërthamore, të gjitha drejtuar nga Teherani

Postuar në 17 Shtator, 2016 00:32

“DcLeaks.com”, faqja që publikoi kohë më parë materiale të fondacionit Soros, publikon së fundmi disa e-maile të Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit. Në një prej tye, ai dërguar donatorit të Partisë Demokratike, biznesmenit, Jeffrey Leeds, Powell zbulon se Izraeli posedon 200 koka bërthamore dhe të gjitha i ka drejtuar nga Irani. Sipas Powell, Irani nuk do ta përdorë bombën atomike edhe nëse e prodhon atë sepse “në Teheran e dinë që Izraeli ka 200, të gjitha drejtuar drejt Teheranit, kurse ne kemi me mijëra”.

Izraeli nuk ka pranuar zyrtarisht se disponon armë bërthamore, por ky është një fakt i njohur. Nëse ajo që thotë Powell është e vërtetë, atëherë paradoksi i një vendi kaq të vogël me kaq shumë armë të shkatërrimit në masë, kthehet vetiu në problem permanent për sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme e më gjerë.  

 

http://europe.newsweek.com/colin-powell-says-israel-has-200-nukes-leaked...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.