Komedia "Riformato 2" nxjerr gafil qeverinë. Linja e trafikut konfirmohet, ministri Tahiri akuzohet për dekonspirim të hetimit
Kur qeveria po shijonte frytet e një fitore dërrmuese në Dibër dhe ministri i Brendshëm ishte në apogjeun e një fushate televizive në parcelat e kanabisit, rënia e avionet Piper inë bregdetin e Ishmit e shndërroi shfaqjen në një komedi politike me në krye kryeministrin dhe pas tij ministrin e Brendshëm. çorientimi u pa qysh në filim kur ish-ministri Flamur Noka bëri publik lajmin. Të kapur në befasi, kryeministi la sallën e kuvendit, ministri Tahiri nisi telefonatat dhe kryetari i kuvendit ndërpreu seancën e kuvendit. Më pas ulërimat e ministrit të Brendshëm shënuan epilogun e komedisë në parlament. Faktet më vonë vërtetuan dyshimet se 69 vjeçari italian ishte një Riformato i dytë që dështoi në tentativën e tij për të mundësuar transportin e drogës me avion. Ai pranoi se kishte fluturuar drejt bregdetit Shqiptar për të testuar pistën e Ishmit, para se të rikthehej për të marrë ngarkesën e parë me 200 kg kanabis.
Piloti italian që drejtonte avionin e rrëzuar dje në mëngjes në Ishëm të Durrësit ka pranuar lidhjen me trafikun e drogës, thanë mbrëmë burime të Policisë. 69-vjeçari Guido Andrea Guidi ka pranuar se do të provonte pistën prej 1500 metrash të hapur me rul në fshatin Gotull. Pas 20 ditësh ose një muaji, do të rikthehej për të marrë një ngarkesë me kanabis.
Pati një tentativë nga ana e policisë që kjo ngjarje të mbahet e fshehtë për të ruajtur sadopak nderin e qeverisë dhe ministrit Tahiri. Policia fillimisht mohoi rënien e avionit, ndërsa më pas u detyrua të jap sqarime kontradiktore lidhur me orarin e rënies së avionit dhe njoftimit të saj. Konfuzioni i dytë ishte me Prokurorinëg për Krimet e Rënda që shoqëroi për nxjerrje të sekretit hetimor gazetarin Artan Hoxha, i cili deklaroi se sms informuese i kishte ardhur nga ministri Tahiri.
Pas këtyre zhvillimeve Partia Demokratike tha se ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për ti dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kanë porositur avionin që të mbrohen e ti shpëtojnë ligjit. Ajo i kërkoi Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj cdo personi me pushtet që dekonspiroi sonte hetimin.
Add new comment