Pas KIC 8462852 të “megastrukturës aliene”, identifikohet një yll i dytë edhe më misterioz
KIC 8462852, ky është emri i yllit që bëri lajm vitin e kaluar. Vëzhguesit shohin prej tij pulsime të çregullta dhe një reduktim në ndriçim prej 20% në një shekull, diçka që nuk gjen ende shpjegim për shkakun. Të gjitha teoritë e hedhura, si një planet që pengon dritën, një re gjigande pluhuri, një përqendrim kometash, apo edhe një megastrukturë aliene, nuk kënaqin të gjitha dilemat.
Por ky yll nuk është vetëm. EPIC 204278916, i vëzhguar që nga viti 2014 nga Instituti Max Planck në Gjermani është edhe më misterioz. Në 78 ditë të vëzhguara u konstatuan fluktacione drite për 25 ditë rresht me një reduktim të ndriçimit në masën 65%. Duhet diçka jashtëzakonisht e madhe që të pengojë dritën kaq shumë. Një shpjegim po kërkohet te mosha e yllit dhe struktra e tij: ai është 11 milionë vjet dhe ka madhësinë e Diellit tonë. Ai ka gjysmën e masës së Diellit dhe mendohet se rreth tij mund të ketë një disk protoplanetar mbetjesh si pasojë e krijimit të vetë yllit.
Add new comment