Aleanca lokale PS-LSI në Tiranë pa humor. LSI rishfaqet me simptoma opozitarizmi ndaj Veliajt

Postuar në 10 Shtator, 2016 22:08

Diçka nuk po funksion siç duhet në aleancën lokale mes PS-së dhe LSI-së në Tiranë, ose Erion Veliaj nuk po sillet sipas standardeve që kërkon partia e Ilir Metës. Dhe për këtë u gjet çështja e trafikut në Tiranë që kryebashkuakut socialist t’i përcillet mesazhi se LSI është e pakënaqur me situatën e rënduar të trafikut por edhe atë të transparencës.

Në një letër drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi grupi i këshilltarëve të LSI thotë se  bllokimi i qarkullimit në Sheshin "Nënë Tereza",  stadiumin "Qemal Stafa" dhe qendrën e Tiranës ka krijuar një situatë alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen  e qytetarëve.

Këshilltarët e LSI kërkojnë që të bëhet tranparencë mbi fazat e projektit, pasi  qytetaret janë te painformuar dhe se Unaza e vogel e tiranes  është nje zgjidhje jo afatgjate. Bashkia ka devijuar prej disa ditësh trafikun në qendër të kryeqytetit, pas nisjes së punimeve për Sheshin Skëndërbej. Bllokimi krijoi një situatë kaotike pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Problemet PS-LSI tek Rilindja kane filluar qe ne zgjedhjet lokale 2015! Kjo gje vjen nga bolleku i votave qe kane! Ne pergjithesi kur gjerat jane me bollek njerezit fillojne e llastohen! Nuk e menaxhojne mire ate qe kane! Dhe ketu vjen opozita, si ai lypesi qe shfrytezon kete velje te atij qe nuk di cte beje nga bolleku e shpreson se mos i del ndonje therrime edhe atij! Sic i doli vjet me ndonje bashki ku e majta dominonte por disa parti ose mbeshtetes te se majtes nuk pelqenin nje kandidat te imponuar .., etj,etj! Bile edhe LSI eshte krijuar si force politike para 12 vitesh si pasoje e kesaj qe permenda me siper dhe po te mos ishte ky faktor dhe ndikimi i te huajve, qysh ne 1997 do kishim vetem PS ne pushtet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.