Nënë Tereza e Kalkutës shpallet shenjtore
E lindur në Maqedoni si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu nga prindër shqiptarë, Nënë Tereza ushtroi aktivitetin e vet bamirës në Indi. Kisha Katolike i njeh dy mrekulli dhe një vit më parë e lumturoi. Një figurë kontroverse dhe ndaj së cilës nuk mungojnë kritikat, Tereza, hyn sot në listën e shenjtorëve. Papa Françesku drejtoi meshën në Shën Pjetër ku merrnin pjesë 100 mije besimtarë.
Add new comment