Shqipëria i kujton BE-së kërcënimin rus, Bushati sheh destabilizim të rajonit
Shqipëria është një ndër vendet e Ballkanit Perëndimor nën influencën amerikane dhe kjo kushtëzon në një fare mënyre edhe kursin e politikës së jashtme. Megjithatë protagonizmi i diplomacisë shqiptare k mbërritur deri në atë pikë sa t'i tregojë Europës kërcënimin rus. është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që paralajmëron Perëndimin për rrezikun që sipas tij mund të çojë në destabilizimin e rajonit. I ftuar në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u zhvillua në Bratislavë, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i kërkoi BE-së që të jetë me këmbë në tokë.
"Në këto kohë të trazuara është e rëndësishme që suksesi ynë i përbashkët të mos merret si i mirëqenë. Proceset e ngrira ose të papërfunduara demokratike në rajonin tonë mund të bëjnë që shumë shpejt vendet tona të mund të shfaqin simptomat e destabilizimit dhe përçarjes të cilat në fakt provokohen diku tjetër", theksoi ministri Bushati.
Ndër temat e tjera të diskutimit ishin Turqia, kriza në Ukrainë dhe Strategjia Globale e BE-së, bisedimet me vendet kandidate, si dhe lufta kundër terrorizmit e radikalizmit ku Shqipëria pati sërish kërkesa.
Add new comment