Kaos në Gjendjen Civile/ Nuk shërbehen certifikatat e lindjes. Te meshkujt është shtuar kategoria “Mbiemri para martese”!!!
Vera është përherë stinë e zhurmshme në zyrat e Gjendjes Civile. Sidomos në qytetet ku ka më shumë emigracion e ku fluksi i emigrantëve krijon radhë.
Por këtë vit Gjendja Civile(Sarandë)nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shërbime të vetat bazike për një numër të madh qytetarësh. Për shkak të asaj që punonjësit e quajnë “gabim në sistem”, çertifikatat e lindjes, që janë dokumente të domosodoshme për aplikim për nënshtetësi, nuk lëshohen. Shtetasit meshkuj kanë në historikun e gjeneraliteteve të tyre edhe kategorinë Mbiemri para Martese, një gabim material që vijon prej muajsh e që nuk po korrigjohet. Dikush mund ta lidhë këtë me legalizimin e martesave gay, por një shaka e kësaj natyre po penalizon qytetarët.
Premtimi se gabimi do të korrigjohet është vetëm në letër. Shumëkush nuk shërbehet ende me këtë dokument për shkak të këtij gabimi, të cilin duhet ta korrigjojë Drejtoria e Gjendjes Civile në Tiranë. Situata merr tjetër përmasë kur mendon se përditësimi i Listave të Zgjedhësve bëhet bazuar mbi regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk kuptohet sesi ende nuk po vihet dorë për të zhbërë këtë gabim trshanik.
Add new comment