Frika e kryeministrit për zgjedhjet në Dibër, një shfaqje sinqeriteti në katër vite hipokrizie

Postuar në 01 Shtator, 2016 10:25

Me kalimin e reformës në drejtësi dhe sidomos të ligjit të vettingut, ka një mësymje propagandistike që e vendos qeverinë në pozicione epërsie të padiskutueshme për zgjedhjet. Pozicione që duken edhe më të logjikshme kur sheh sesi Ilir Meta e la masazhin me Arjanin e hotel “Grand” dhe iu drejtua për ndihmë masazheve nga kryeministri.

Mazhoranca dhe sidomos kryeministri Edi Rama janë të paduruar që të japin një provë të diferencës me opozitën dhe po e kërkojnë këtë në zgjedhjet lokale në Dibër. Zgjedhje të cilat zhvillohen për shkak të anomalive në sjellje të një të zgjedhuri të PS-së, Shukri Xhelili. Pra vijmë në këtë pikë si pasojë e zgjedhjeve të Edi Ramës i cili e kërkon fitoren në Dibër për të korrigjuar diçka, por edhe për të mos lënë asnjë mundësi hamendësimi për zgjedhjet e vitit 2017.

Në këtë kuadër në Dibër kanë mësyrë të gjithë: kryeministri që flet e premton çdo gjë, ministri i Financave Ahmetaj që premtoi se Rruga e Arbrit është projekt serioz dhe së fundmi ministri i Shëndetësisë, Ili Beqaj, i cili ka inauguruar një investim 90 mijë € për qendrën shëndetësore në Maqellarë. Dibra është kthyer kështu artificialisht nga një betejë për pushtetin vendor në një provë politike, ku do të shihet edhe sesa funksionon realisht koalicioni PS-LSI.

Nuk ka asgjë morale në këtë përballje, por këtu nuk ka ashjë të çuditshme, pasi kështu janë përballjet që kërkon Edi Rama. Aty ka një llogari të pastër elektorale, por së cilës, nisur nga gjithë ky angazhim, i mungon në fund siguria e fitores. Ajo është një llogari që bëhet nën efektin katalizues të frikës dhe psikozës së frikës që dominon kryeministrin. Në këtë rast Rama po na jep të parën provë sinqeriteti në periudhën e tij të qeverisjes, pse kështu duke tradhëtuar gjithë atë propagandë për Shqipërinë e kantiereve ku punohet, ato pozat e vetësigurisë dhe stigmatizimin e opozitës, i lë vendin një të vërtete më të thjeshtë: në fund asgjë nuk ka garanci.

Tashmë rëndësi ka zhvillimi normal i zgjedhjeve pasi po të jetë për diferencat tashmë të gjithë i kanë të qarta. Çdo gjë përmblidhet në atë frazën që dikur socialistët opozitarë preRilindas i drejtonin elektoratit: Merruani lekët, por mos i jepni votën. E nëse këto lekë vijnë në formë investimesh, këtu i do kujtuar z. Kryeministër se po bredh lart e poshtë nëper Shqipëri, duke kapur nga xhaketa çdo fermer e çdo murator për t’i thënë se “po bëjmë shtet”. Investimet publike nuk kanë pse të shiten si paradhënie për elektoratin, por si e mirë e përbashkët. Nga ato për të cilat Edi Ramës po i bie bretku edhe për Gjeneratën Tjetër.

Comments

Submitted by Asllan (not verified) on

Duhet fitore per Shukriun sepse me kete i tregohet mire te gjitheve qe nuk mundet kush ti tregoje pushtetit se po vepron keq! Nuk kane nevoje ti bejne gjerat publike por me nje leter apo email privat ti drejtohen Rames, Tahirit apo Llalles! Sepse nuk mund te ulet nje parti dhe njerezit ne kete parti vetem nga ndonje dobesi e vogel e nje elementi ne rrethana provokimi te organizuar! Shukriu eshte viktime dhe me leshimin e ketij post qe kishte ka marre me teper se denimi qe meritonte! Ta rehabilitojme tani me kete fitore dhe ti japim SHQUPIT mesimin qe me provokime e shantazhe nuk mund te fitohet!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Ah, i gjori Shukri. Po mire mer ti Asllon, shantazhin e beri SHQUPI, po nje kryetar bashkie i denje per Rilindjen, te pakten t'i kete breket pa vrime. Keshtu qe Edvin Rama midis te tjerave te premtoje edhe qe do te beje kujdes qe kryetaret socialiste te bashkive do te veshin vazhdimisht breke te reja, te paguara nga kuotizacionet e antareve te Partise. Sipas rastit, leket per te blere breket e reja mund te merren edhe nga buxheti i shtetit, dmth nga parate e taksapaguesve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.