Clinton dhe Trump, dy kandidatët më të papëlqyer në historinë e sondazheve amerikane
Nga sondazhi më i fundit Washington Post/ABC News, rezulton se 59% e amerikanëve që janë regjistruar për votim kanë opinion negativ për Hillary Clinton-in. (Qytetarët amerikanë regjistrohen për votim në mënyrë vullnetare – ata që nuk duan të regjistrohen, nuk votojnë). Në të njëjtën kohë, 60% e amerikanëve që janë regjistruar për votim kanë opinion negativ për Donald Trump-in.
Në historinë e sondazheve amerikane, nuk ka ndodhur kurrë më parë që të dy kandidatët kryesorë për president të kenë nivel mospëlqimi mbi 50%. Të paktën fituesi ka patur nivel mospëlqimi poshtë 50 përqindëshit.
E.Z.
Add new comment